Bahtiyar Abdülkerimov
14 Janar 2021•Përditësim: 14 Janar 2021
Ministria e Shëndetësisë e Taxhikistanit njoftoi se në këtë vend gjatë tri ditëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri i infeksionit me koronavirusin e ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim thuhet se kjo është hera e parë që nga fillimi i pandemisë dhe se brenda tri ditëve nuk ka pasur asnjë rast.
Që nga fillimi i pandemisë në Taxhikistan me koronavirus janë infektuar 12.308 persona. Janë shëruar 12.208, ndërsa kanë vdekur 90 të sëmurë, ashtu që në këtë shtet aziatik momentalisht nuk ka persona aktiv të infektuar.
Rastet e para të të infektuarve me koronavirus në Taxhikistan janë konfirmuar në fillim të muajit prill të vitit të kaluar, ndërsa nga fillimi i këtij viti numri i sapo të infektuarve në nivel ditor ishte më pak se pesë.