Mehmet Hatipoğlu
10 Shtator 2016•Përditësim: 11 Shtator 2016
KOMOTINI (AA) - Në ishullin Lesbos të Greqisë mes policisë dhe emigrantëve që mbahen në kampin Moria ka patur tensione pas pretendimeve se 7 emigrantë kishin humbur jetën në një anije, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kampin Moria afërsisht 200 emigrantë pasi morën informacione se në një anije në ishullin Lesbos mbrëmjen e djeshme ishin gjendur të vdekur 7 emigrantë nga të cilët 5 pakistanezë dhe 2 marokenë, dolën jashtë kampit dhe marshuan nën shoqërimin e brohoritjeve drejt Lesbos.