Hakan Ceyhan Aydoğan
23 Shtator 2016•Përditësim: 23 Shtator 2016
MOSKË (AA) – Së paku tetë zjarrfikës kanë humbur jetën në zjarrin i cili shpërtheu në një depo të plastikës, në kryeqendrën e Rusisë, Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç theksojnë nga ministria ruse për Situata të Krizave, zjarri ka shpërthyer në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, por meqë në depo ka pasur mjete të plastikës zjarri është përhapur shpejtë duke përfshirë një sipërfaqe prej 4.000 metra katrorë.