Ekip
21 Janar 2017•Përditësim: 22 Janar 2017
SHANGHAI (AA) – Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez thotë se tashmë ndihet si në shtëpi në Shanghai Shenhua, ekipi i Superligës kineze, raporton Anadolu Agency (AA).
Tevez muajin e kaluar ishte një nga yjet e fundit të futbollit i cili arriti në Kinë, pas pagesës të Shenhua prej 11 milionë dollarë (10.3 milionë euro) kompensim ekipit argjentians Boca Juniors.
Ai nuk pranoi të japë detaje financiare të kontratës me klubin kinez, por tha se ishte i prekur nga sinqeriteti i Zhou Jun, zëvendës drejtorit të përgjithshëm të Shenhua, i cili gjatë negociatave kishte udhëtuar për në Argjentinë që të takohet me Tevez.