Hakan Çopur
06 Maj 2017•Përditësim: 06 Maj 2017
WASHINGTON (AA) - Sekretari i amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka kryer një bisedë telefonike me homologun rus, Sergey Lavrov, ku kanë biseduar për marrëveshjen e zonave jokonfliktuale në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, theksohet se në bisedën telefonike mes Tillerson dhe Lavrov është biseduar për marrëveshjen e arritur në Astana.
Në deklaratën ku bëhet e ditur se Tillerson dhe Lavrov kanë shprehur dëshirën për zhvillimin e një takimi në kohën më të afërt për çështjen e Sirisë, theksohet se është e nevojshme që SHBA-të dhe Rusia të bëjnë pjesën e tyre që nevojitet për arritjen e një zgjidhjeje politike në Siri.
Në bisedimet e zhvilluara në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, nën garantimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit u nënshkrua marrëveshja në lidhje me formimin e "zonave jokonfliktuale" në Siri, ku dhe SHBA-të në këto negociata kishin dërguar përfaqësues.