Dildar Baykan
16 Mars 2017•Përditësim: 16 Mars 2017
TOKIO (AA) - Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson u takua me homologun e tij japonez Fumio Kishida, raporton Anadolu Agency (AA).
Tillerson i cili në kuadër të turneut të tij në Azi, vizitën e parë e realizoi në Japoni, në konferencën për media të organizuar me homologun e tij japonez Kishida, theksoi se bashkëpunimi me aleatët e SHBA-ve, Japoninë dhe Korenë e Jugut kundër kërcënimit të Koresë së Veriut është "shumë i rëndësishëm".