Asiye Latife Yılmaz
03 Maj 2026•Përditësim: 03 Maj 2026
Trafiku detar në Ngushticën e Stambollit është pezulluar përkohësisht në të dy drejtimet, pasi një anije mallrash pësoi një defekt mekanik në brigjet e Beshiktashit, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare e Turqisë tha se anija 185 metra e gjatë e mallrave të thata Zaltron, që lundronte nga Egjipti në Rusi, pësoi një defekt në motor në Kuruçeshme.
Drejtoria turke njoftoi se rimorkiatorët Kurtarma-3, Kurtarma-5 dhe Kurtarma-9 u dërguan urgjentisht në vendngjarje, ndërsa trafiku i anijeve në Bosfor u ndal në të dy drejtimet si masë paraprake.