Servet Günerigök
09 Tetor 2020•Përditësim: 09 Tetor 2020
Mjeku i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, dje tha se deri të shtunën pret plotësisht kthimin e sigurt të presidentit amerikan në angazhimet publike, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një shënim, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Sean Conley, tha se Trump ka përfunduar kursin e tij të terapisë për COVID-19 siç përshkruhet nga ekipi i tij i mjekëve.
"E shtuna do të jetë dita 10 që nga diagnoza e së enjtes dhe bazuar në trajektoren e diagnostikimit të avancuar që ekipi ka kryer, unë pres plotësisht kthimin e sigurt të presidentit në angazhimet publike në atë kohë", tha Conley.
Kontrolli fizik i Trump "ka mbetur i qëndrueshëm dhe pa asnjë indikacion për të sugjeruar përparimin e sëmundjes".
Trump, 74-vjeçar, të premten e kaluar konfirmoi se ai dhe zonja e parë Melania Trump u testuan pozitiv ndaj koronavirusit, disa orë pasi një nga ndihmëset e tij më të afërt, Hope Hicks, doli pozitive për COVID-19.
Ai të hënën u kthye në Shtëpinë e Bardhë pasi tre ditë u trajtua në qendrën mjekësore "Walter Reed" në Bethesda, Maryland.