Ekip
27 Shkurt 2019•Përditësim: 27 Shkurt 2019
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të nisin samitin e tyre të dytë me një darkë, njoftoi Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë për marrëdhënie me publikun, Sarah Sanders tha se liderët sonte në darkë në Hanoi do të shoqërohen nga bashkëpunëtorët e tyre kryesorë dhe përkthyesit.
Trump do të jetë në shoqërinë e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe Mick Mulvaney, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë. Kim në darkë do të sjellë Kim Yong Chol, kryenegociatorin me SHBA-të dhe ministrin e Jashtëm, Ri Yong Hoa.
Darka është organizuar në hotelin Metropole në Hanoi, i cili të enjten do të jetë nikoqir i takimit zyrtar të Trumpit dhe Kim Jong-un.