Hakan Çopur
01 Prill 2017•Përditësim: 01 Prill 2017
WASHINGTON (AA) - Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të zhvillojë një takim me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, në datat 6-7 prill në Florida, raporton Anadolu Agency (AA).
Përmes një deklarate me shkrim, Shtëpia e Bardhë, ka vënë në dukje se takimi do të zhvillohet në klubin "Mar-a-lago", vend ky që i përket Trumpit dhe i cili herë herë shkon për të kaluar fundjavën.