Servet Günerigök
04 Shtator 2022•Përditësim: 05 Shtator 2022
Ish-presidenti amerikan Donald Trump të shtunën e quajti presidentin aktual të SHBA-së, Joe Biden, “armik të shtetit”, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ai është armik i shtetit, nëse doni të dini të vërtetën. Armiku i shtetit është ai dhe grupi që e kontrollon", tha Trump për Bidenin.
Vërejtjet e tij erdhën si përgjigje ndaj fjalimit të Bidenit drejtuar kombit të enjten nga Filadelfia, ku ai sulmoi Trumpin dhe mbështetësit e tij, republikanët MAGA (Make America Great Again).
Biden akuzoi Trumpin dhe republikanët MAGA si ekstremistë dhe kërcënim për "themelet" e SHBA-së.
"Por, nuk ka dyshim se Partia Republikane sot dominohet nga Donald Trump dhe republikanët MAGA. Dhe ky është një kërcënim për këtë vend", tha Biden.