Hakan Çopur
11 Shkurt 2017•Përditësim: 11 Shkurt 2017
WASHINGTON (AA) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, në një konferencë për mediat pas takimit me kryeministrin japonez, Shinzo Abe në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se javën e ardhshme do të publikojë masat e reja të sigurisë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
“Javën e ardhshme do ti njoftoj masat e reja të sigurisë që kanë të bëjnë me sigurinë e vendit”, tha Trump, për të shtuar se do të bëjë maksimumin që të garantoj sigurinë në vend.
Ai vuri në dukje se administrata e tij do të bëjë çdo përpjekje për të aktivizuar planin sipas të cilit do të ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve të shtatë vendeve me popullatë shumicë muslimane.
Gjykata e Apelit refuzoi të premten të kthejë në fuqi dekretin e Trumpit për ndalesë të hyrjes në SHBA për shtetasit e Iranit, Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit.
Trump theksoi se e tërë lënda do të dërgohet në Gjykatën Supreme duke besuar në fund to të fitojë.
Ai ka folur edhe për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe Japonisë.
Abe theksoi se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve akoma më shumë mund të forcohen në periudhën e ardhshme.
Trump ka prekur edhe çështjen e rivendosjes së garancive të sigurisë të SHBA-ve për Japoninë lidhur me ishujt në detin Lindor të Kinës për çka ka mosmarrëveshje me Kinën.
“Jemi të përkushtuar për sigurinë e Japonisë dhe të gjitha zonat që janë nën kontrollin administrativ të saj”, tha Trump.