Diyar Güldoğan
09 janar 2026•Përditësim: 09 janar 2026
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të enjten se kompanitë e naftës do të shpenzojnë të paktën 100 miliardë dollarë në Venezuelë, transmeton Anadolu.
"14 kompanitë kryesore po vijnë këtu", tha Trump për "Fox News" përpara takimit me drejtuesit e naftës në Shtëpinë e Bardhë.
"Ata do të hyjnë, do të rindërtojnë të gjithë infrastrukturën e naftës. Do të shpenzojnë të paktën 100 miliardë dollarë", deklaroi Trump.