Michael Hernandez
02 Dhjetor 2016•Përditësim: 02 Dhjetor 2016
WASHINGTON (AA) – Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi të enjten se ka propozuar gjeneralin e pensionuar James Mattis të kryesojë Pentagonin, raporton Anadoluy Agency (AA).
Trump njoftoi për vendimin e tij në të ashtuquajturin tubim i fitores në Ohio. "Do të caktojmë Mad Dog Mattis-is për sekretar të Mbrojtjes", deklaroi Trump duke përdorur nofkën e gjeneralit.
Mattis braktisi Pentagonin rreth katër vite më parë për të shkuar në komandën në Lindje të Mesme e cila njihet si Centcom.
Mattis ka një të kaluar të rëndësishme në ushtrinë amerikane gjatë katër dekadave të shërbimit, përfshirë Luftën e Parë të Gjirit dhe pushtimet në Irak dhe Afganistan.
Gjenerali Mattis përballet me një pengesë juridike për të marr postin sepse do të duhet që Kongresi amerikan të miratojë një ndryshim të ri ligjor i cili do të duhet të evitojë një ligj federal sipas të cilit sekretarët e Mbrojtjes nuk duhet të kenë qenë në detyrë aktive shtatë vjet para se të marrin detyrën.
Kongresi ka bërë një përjashtim vetëm një herë dhe atë në vitin 1950 lidhur me emërimin e gjeneralit George C. Marshall.
Mattis ka krijuar një reputacion si një mendje strategjike, por edhe të një udhëheqësi agresiv për çka i janë vendosur nofkat "Warrior Monk" dhe "Mad Dog Mattis".