Hakan Çopur
23 Shtator 2017•Përditësim: 24 Shtator 2017
WASHINGTON (AA) - Presidenti amerikan, Donald Trump, duke iu referuar udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se "Njeriu raketë ishte një çështje që duhej të diskutohej më parë nga Clinton dhe Obama. Duhet të ishte diskutuar vite më parë, por nuk është diskutuar. Aktualisht unë po interesohem me këtë çështje sepse duhet ta zgjidhim", raporton Anadolu Agency (AA).
Në një miting me votuesit republikanë në Alabama të SHBA-ve, Trump ka bërë vlerësime për shumë çështje në lidhje me politikat e brendshme dhe të jashtme.
Duke vazhduar deklaratat e ashpra për Korenë e Veriut, Trump tha se kjo çështje duhej të ishte diskutuar vite më parë dhe se kërcënimet me testimet nukleare duhej të parandaloheshin më parë.
Trump duke mbrojtur idenë e tij se demokratët nuk kanë hedhur hapat e nevojshëm në çështjen e Koresë së Veriut. Pasi ka vënë theksin se duhet të zgjidhin problemin në lidhje me Korenë e Veriut, Trump tha se "Nuk kemi alternativë tjetër. Ndoshta disa hapa do të funksionojnë, disa jo. Unë personalisht nuk jam i sigurtë se do të funksionojnë, por sido që të ndodhë mund të them se jemi të sigurtë.
Ndërkohë rreth Obamacare ai tha se "Kjo Obamacare patjetër do të ndryshohet. Ti thuash 'jo' kësaj, sinqerisht kjo është e tmerrshme", është shprehur Trump, në lidhje me qëndrimin e senatorit republikan të Arizonas, John McCain, i cili ka deklaruar se do të votojë 'jo' në procesin në lidhje me ndryshimin e ligjit të sigurimeve shëndetësore i cili njihet ndryshe dhe "Obamacare".