Muhammed Bilal Kenasari
22 Gusht 2017•Përditësim: 22 Gusht 2017
UASHINGTON (AA) – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thotë se duhet të luftohet për t’i ndaluar rezultatet “e parashikueshme dhe të papranueshme” të tërheqjes së shtetit të tij në mënyrë të shpejtë nga Afganistani, ku për 16 vite ndodhet në luftë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në bazën ushtarake Fort Myer në Virginia Trump foli për strategjinë për Afganistanin. “Kam arritur në përfundim se kërcënimet e sigurisë me të cilat përballemi në Afganistan dhe në rajonin e gjerë janë shumë të mëdha”, thotë Trump.
Duke shprehur se “Nuk do të flasim për numrin e trupave apo planin e aktiviteteve ushtarake në të ardhmen ", presidenti i SHBA-ve thekson se strategjia e tyre ushtarake pas kësaj do të drejtohet nga kushtet në terren, e jo nga afatet e rastësishme kohore.
Duke treguar se populli i Afganistanit do ta mbrojë sigurinë e vendit, Trump thekson se “Afganët do ta ndërtojë kombin e tyre dhe do të vendosë për të ardhmen e tyre. Ne duam që ata të jenë të suksesshëm."
Duke vënë në dukje se tërheqja e shpejtë nga Afganistani është e papranueshme dhe do të krijojë një zbrazëti të pushtetit, ai thotë se SHBA-ja ka nevojë për një rrugë për “fitore”.
Trump po ashtu shton se populli amerikan “është i lodhur nga luftërat pa fitore” dhe se e ndan dëshpërimin e popullit amerikan.
Ai shton se kur një pjesë e SHBA-ve dëmtohet nga kjo preket i gjithë populli i saj dhe se “Besnikëria ndaj kombit, kërkon besnikëri ndaj njëri-tjetrit. Dashuria ndaj Amerikës kërkon dashurinë për gjithë popullin."