Murat Temizer
11 Tetor 2017•Përditësim: 11 Tetor 2017
ANKARA (AA)- Sipas prefektit të rrethit Aliaga, Bayram Yilmaz, katër persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në një rezervuar në Tupras të Turqisë, kompani e vetme e rafinimit të naftës në Izmir, raporton Anadolu Agency (AA).
Yilmaz për AA tha se nga aksidenti kanë humbur jetën katër persona dhe dy të tjerë janë plagosur. "Ky është një aksident pune dhe jo një sulm," konfirmoi ai.
Megjithatë, kompania Tupras njoftoi se shpërthimi, i cili ndodhi në 09.25 sipas kohës lokale, plagosi rëndë katër persona të cilët ishin dërguar në spitalin lokal në Izmir.