Ahmed al-Masri,Gülşen Topçu
04 gusht 2017•Përditësim: 05 gusht 2017
DOHA (AA) - Katari dhe Turqia do të mbajnë stërvitje të përbashkët detare më 6 dhe 7 gusht, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrotjes së Katarit, komandanti i Forcave Detare të Katarit, Muhammed bin Nasir el-Muhennedi, të hënën e kaluar ka vizituar fregatën turke TCG Gökova e cila ka arritur në Portin e Hamadit në Katar të hënën e kaluar.
Siç njoftohet, Muhennedi gjatë vizitës është informuar lidhur me pajisjet teknologjike dhe armatimet dhe se është arritur koordinim që më 6 dhe 7 gusht të mbahet stërvitje e përbashkët.
Ndryshe, fregata e flotës turke TCG Gökova me 214 persona në bord arriti në Portin e Hamadit të hënën për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake detare që do të organizohen bashkarisht mes dy shteteve.