Gökhan Varan
28 Maj 2021•Përditësim: 28 Maj 2021
Zv. sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Wendy Sherman ka bërë një postim nga llogaria e saj në median sociale lidhur me takimin që zhvilloi dje në Ankara me zv.ministrin e Jashtëm të Turqisë, ambasadorin Sedat Önal, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Në Ankara, me zv.ministrin e Jashtëm Sedat Önal zhvilluam një takim të frytshëm rreth Afganistanit, Sirisë dhe problemeve rajonale. Përgëzojmë mbështetjen e vazhdueshme që Turqia ka dhënë për më shumë se 4 milionë refugjatë. Gjithashtu diskutuam për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe mbisundimin e ligjit", shkroi Sherman në postimin e saj në Twitetr.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme ishte njoftuar se nën kryesimin e Önal dhe Sherman në Ankara dje do të mbaheshin konsultime politike.
Në konsultimet në fjalë, krahas marrëdhënieve Turqi-SHBA ishte parashikuar që të bisedohej për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.