Barış Seçkin
18 Tetor 2016•Përditësim: 19 Tetor 2016
ROMË (AA) - Ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Işık, ka deklaruar se e shikojnë si detyrim që të paralajmërojnë vendet partnere kundër Organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Işık ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore (SEDM) të mbajtur nën organizimin e Komandës së Forcave Tokësore të Italisë në Romë, ku ka mbajtur dhe një falim.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Ministrisë Turke të Mbrojtjes Kombëtare, mësohet se në takimin e mbajtur me dyer të mbyllura për mediat ministri Işık ka theksuar se SEDM që këtë vit feston 20 vjetorin e themelimit duke shënuar përparime të mëdha që nga ajo periudhë e deri tani, ka treguar se është një model i suksesshëm në bashkëpunimin rajonal.
Duke u shprehur se në 10 vjetorin e parë të shekullit 21 bota është përballur me një pasiguri të pjesshme dhe dinamike, ministri Işık tha se kërcënimet tradicionale si terrorizmi, radikalizmi, përhapja e armëve shkatërruese, shoqërohen edhe nga rreziqet në rritje si mungesa e energjisë, ndryshimet klimaterike, migrimet masive, etj. Dhe këto rreziqe në të njëjtën kohë, sipas tij, sjellin destabilizmin e disa rajoneve dhe ndikime globale në disa raste të përcaktuara si Siria, Iraku, Libia.
Më tej në fjalën e tij ministri Işık ka theksuar se FETO më 15 korrik në Turqi me një rrjet të fshehur brenda Forcave të Armatosura Turke (TSK) drejtoi një tentativë puçi duke synuar qeverinë demokratike, ku duke përdorur tanket dhe avionët luftarakë qëlloi parlamentin dhe presidencën, duke shkaktuar 241 dëshmorë. "Truri pas grushtit të shtetit është Fetullah Gülen. Rrjeti i errët t tij global është infiltruar në të gjithë sektorët si në gjyqësor, forcat e armatosura, në policisë, inteligjencë, arsim, media dhe të shoqërisë civile. Ne për gjykimin e tij kemi kërkuar ekstradimin nga SHBA-të. E shikojmë si detyrim që të paralajmërojnë vendet partnere dhe mike që të marrin masat në vendet e tyre kundër strukturave të lidhura me FETO-n."
- Ndikimi i konflikteve në Siri
"Ka shkaktuar humbjen e jetëve të 500 mijë personave dhe afërsisht 12 milionë njerëz që janë pothuajse gjysma e popullsisë së Sirisë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Pasojat e krizës kanë mbërritur deri në Evropë dhe ka shkaktuar një sërë problemesh duke përfshirë edhe migrimin global", u shpreh Işık, duke vënë në dukje se për shkak të konflikteve të përgjakura në Siri është shkaktuar kriza më e madhe njerëzore që pas Luftës së Dytë Botërore.
Ndër tët tjera ai ka theksuar se Turqia është vendi i parë që ka strehuar më shumë emigrantë në vend me 3 milionë nga të cilët 2.7 prej tyre janë sirianë.
- Problemi i terrorizmit
Fikri Işık, ka theksuar se Turqia, Lindja e Mesme dhe Evropa po përballen me terrorizmin e mallkuar dhe ka rikujtuar se Turqia në të njëjtën kohë po lufton kundër DEASH-it, PKK-së, PYD-së dhe FETO-s.
Gjithashtu Işık ka nënvizuar se Turqia mbështet aktivitetet për parandalimin e terrorizmit global në Siri dhe Irak si dhe ka vendosur në zbatim çdo hap të nevojshëm për të parandaluar pjesëmarrjen e luftëtarëve të huaj përkrah DEASH-it.
Ndërsa anë lidhje me Operacionin "Mburoja e Eufratit", i nisur kundër DEASH-it nga Forcat e Armatosura Turke me qëllim përparimin e opozitarëve të moderuar kundër DEASH-it në Siri, ministri Işık u shpreh: "Pasi opozitarët sirianë në kuadër të Operacionit 'Mburoja e Eufratit" morën nën kontroll rajonin Dabik, në Siri është arritur një fazë e re. Ne nuk dëshirojmë praninë e asnjë grupi terrorist në rajonet tona kufitare. Ne sigurisht që do të luftojmë kundër grupeve terroriste që përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare."