Ekip
03 Tetor 2016•Përditësim: 04 Tetor 2016
MINNEAPOLIS (AA) – Së paku gjashtë persona janë lënduar gjatë të shtënave në qendër të Minneapolis-it në Minnesota, njoftoi policia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policët, të cilët rreth orës 01:00 sipas kohës lokale dëgjuan të shtëna, menjëherë u drejtuan në vendin e ngjarjes ku takuan dy meshkuj të plagosur. Bëhet e ditur se në parkingun e afërt është gjetur një revole.