Dmitri Chirciu
01 Prill 2022•Përditësim: 01 Prill 2022
Forcat e Armatosura të Ukrainës çliruan 11 vendbanime nga ushtria ruse në rajonin Kherson, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, theksohet se ushtria ruse për shkak të humbjeve nuk mundi të bllokojë dhe të marrë nën kontroll kryeqytetin Kiev.
Rusia vazhdon të forcojë ushtrinë e saj që lufton në Ukrainë dhe për këtë ka përfshirë në luftë njësitë e Zonës Ushtarake Jugore të Rusisë, thuhet në deklaratë, në të cilën njoftohet se "Rusia po përpiqet të formojë administratat e saj në rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson të cilët janë të pushtuar përkohësisht.
Më tej bëhet e ditur se ushtria ruse në ditët e ardhshme mund të intensifikojë sulmet e saj në rajonet në jug dhe lindje të Ukrainës.
Gjithashtu u theksua se Forcat e Armatosura të Ukrainës, në rajonin Kherson çliruan 11 vendbanime nga ushtria ruse.
- Në Izyum 20 mijë njerëz presin për evakuim
Në një deklaratë nga bashkia Izyum thuhet se prej 20 ditësh në qytet nuk janë hapur korridoret humanitare.
Po ashtu informohet se rreth 20 mijë njerëz janë në pritje që të evakuohen.