Bedrudin Brlyavac
23 Dhjetor 2015•Përditësim: 23 Dhjetor 2015
KIEV (AA) – Ukraina ka arritur armëpushim me seperatistët prorusë për Vitin e Ri , i cili hyri në fuqi të martën në mbrëmje, raporton Anadolu Agency (AA).
Me këtë armëpushim duhet të ndërpriten përleshjet e armatosura në lindje të Ukrainës.
Marrëveshja është arritur në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, theksuan nga kabineti i presidentit ukrainas Petro Peroshenko.
“Kemi marrëveshje për armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar i cili fillon në mesnatën e 22 dhe 23 dhjetorit”, deklaroi Darka Olifer, këshilltare e presidentit ukrainas.