Dmitri Chirciu
01 Prill 2022•Përditësim: 02 Prill 2022
Kompania Kombëtare e Gjenerimit të Energjisë Bërthamore të Ukrainës (Energoatom), njoftoi se njësitë ushtarake ruse janë tërhequr nga Centrali Bërthamor i Çernobilit, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Forcat pushtuese ruse janë larguar nga Centrali Bërthamor i Çernobilit. Në central nuk ka të huaj", thuhet në një deklaratë nga Energoatom.
Gjithashtu ushtria ruse është tërhequr edhe nga qyteti Slavutych që ndodhet në rajonin e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, njoftohet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se "Trupat ruse gjatë largimit nga centrali kanë marrë rob edhe anëtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës".
Centrali Bërthamor i Çernobilit u mor nën kontroll nga njësitë ruse me 24 shkurt dhe më pas u theksua se sistemet e monitorimit bërthamor në central ndaluan transferimin e të dhënave për Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.