Ruslan Rehimov
30 Mars 2022•Përditësim: 31 Mars 2022
Si pasojë e sulmeve të ushtrisë ruse në Ukrainë kanë humbur jetën 145 fëmijë, ndërsa 222 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës thuhet se në bombardimet e ushtrisë ruse janë dëmtuar 790 institucione arsimore, ndërsa 75 prej tyre janë shembur plotësisht.
Që nga 24 shkurti kur Rusia filloi sulmet e saj e deri më tani kanë humbur jetën 145 fëmijë, ndërsa 222 të tjerë janë plagosur.