Jeyhun Aliyev
05 Mars 2022•Përditësim: 06 Mars 2022
Forcat ukrainase kanë rrëzuar një helikopter të ushtrisë ruse, pohoi Ministria e Mbrojtjes e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një postim i ministrisë në Twitter tregon një helikopter që fluturonte mbi një fushë duke u rrëzuar.
Helikopteri ka marrë flakë pas goditjes, pasuar nga një shpërthim i madh.
“Kështu po vdesin pushtuesit rusë. Këtë herë me helikopter. Lavdi Ukrainës dhe mbrojtësve të saj! Së bashku në fitore”, thuhet në deklaratën në Twitter.