Ruslan Rehimov
25 prill 2022•Përditësim: 27 prill 2022
Sipas autoriteteve ukrainase, ushtria ruse, e cila i shpalli luftë Ukrainës, humbi afërsisht 21.900 ushtarë, 181 avionë, 154 helikopterë dhe 884 tanke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës bëri deklarata në lidhje me humbjet e ushtrisë ruse nga 24 shkurti deri më 25 prill.
Sipas deklaratës, rreth 21.900 ushtarë të ushtrisë ruse që sulmuan Ukrainën u vranë dhe u shkatërruan 181 avionë rusë, 154 helikopterë, 884 tanke, 2.258 automjete të blinduara, 411 topa, 149 sisteme raketash dhe 69 sisteme të mbrojtjes ajrore.
Forcat ruse humbën gjithashtu 1.566 automjete, 8 anije dhe skafe të lehta, 76 automjete me karburant dhe 201 mjete ajrore pa pilot.
Në një deklaratë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes më 25 mars, u njoftua se 1.351 ushtarë rusë vdiqën në Ukrainë.