Davit Kachkachishvili
14 Dhjetor 2022•Përditësim: 15 Dhjetor 2022
Zëvendës shefi i Zyrës së presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko njoftoi se ndërtesa e Administratës Rajonale në Kherson është dëmtuar si pasojë e sulmeve të ushtrisë ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga llogaria e tij në Telegram, Tymoshenko tha se forcat ruse sot kryen sulme me multiraketahedhës në qendrën e qytetit të Khersonit.
"Rreth orës 11:00 shumë raketa të lëshuara nga multiraketahedhës ranë në qendrën e Khersonit. Ndërtesa e Administratës rajonale të Khersonit u godit nga plumbat. Në ndërtesë u dëmtuan dy kate", tha Tymoshenko.
Qyteti i Khersonit kaloi sërish nën kontrollin e ushtrisë ukrainase pas tërheqjes së forcave ruse muajin e kaluar.