Diyar Güldoğan
31 Mars 2017•Përditësim: 31 Mars 2017
ANKARA (AA) - Një oficer i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës është vrarë nga shpërthimi i bombës në makinë në orët e hershme të së premtes në qytetin juglindor Mariupoli, njoftojnë media vendase, transmeton Anadolu Agency (AA).
Koloneli Alexander Kharaberiush u vra kur makina shpërtheu rreth orës 08.30 të mëngjesit sipas kohës lokale (05.30 Sipas kohës së Evropës Qendrore), bënë të ditur Interfax i Ukrainës, duke cituar kreun e Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës, Vasyl Hrytsak.
Hrytsak premtoi se fajtorët do të dënohen.
Sipas Interfax, zyra e prokurorit publik në rajonin Donetsk vrasjen e ka quajtur "akt terrorist".
Hetimet në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar, ka shton ajo.