İslam Doğru
29 Maj 2019•Përditësim: 30 Maj 2019
Të dhënat më të reja tregojnë se është ulur numri i turistëve nga Kina të cilët vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Departamentit nacional amerikan për udhëtime dhe turizëm, për herë të parë që nga viti 2003 është regjistruar rënie e udhëtimeve turistike nga Kina në SHBA.
Më saktë, në vitin 2018 për 5.7 për qind është ulur numri i udhëtimeve turistike nga Kina në SHBA.
Ndërsa në vitin 2016 dhe 2017 mbi 3 milionë turistë kinezë kanë vizituar SHBA-të, vitin e kaluar ky numër ishte 2.9 milionë.
Ekspertët konsiderojnë se për herë të parë që nga viti 2003 është regjistruar rënie e udhëtimeve turistike nga Kina në SHBA fillimisht për shkak të kontestit rreth doganave mes dy vendeve.
Administrata amerikane pret që këtë vit SHBA-të të vizitojnë rreth 3.3 milionë turistë nga Kina, ndërsa në vitin 2023 pritet që ky numër të rritet në 4.1 milionë.