Qays Abu Samra,Zeynep Tüfekçi
24 tetor 2018•Përditësim: 24 tetor 2018
TUBAS (AA) - Një i ri palestinez ka rënë dëshmor si pasojë e hapjes zjarr nga ana e ushtarëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve shëndetësore në qytetin Xhenin, forcat izraelite kanë qëlluar në gjoks të 23-vjeçarin palestinez Muhamed Besharat në qytezën Tammun në afërsi të qytetit Tubas.
Ndërkaq, dëshmitarët okularë theksuan se ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës ndaj dhjetëra palestinezëve gjatë përballjeve mes tyre.
Autoritetet izraelite dhe ato palestineze ende nuk janë prononcuar në lidhje me incidentin.
Trupat izraelitë shpesh bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretekste të ndryshme, duke shkaktuar incidente mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë.