Vakkas Doğantekin
31 Gusht 2022•Përditësim: 31 Gusht 2022
Komanda e pajisjeve ushtarake të SHBA-së uli të gjithë flotën e helikopterëve Chinook për shkak të rrezikut të zjarrit në motor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke u thirrur në deklaratat e zyrtarëve ushtarakë amerikanë, “Wall Street Journal (WSJ)“ raporton se janë ulur rreth 400 helikopterë të Boeig-ut të tipit CH-47 Chinook dhe se ky hap u ndërmor pasi tek disa helikopterë pretendohet se pati disa raste kur motori mori flakë.
Helikopterët Chinook kanë qenë një element kryesor i ushtrisë amerikane që nga vitet 1960 dhe përdoren kryesisht për qëllime logjistike.
Zëdhënësja e ushtrisë amerikane i tha WSJ-së se ushtria ka ndërmarrë hapa për të zgjidhur problemin.
As Boeing dhe as Honeywell, prodhuesit e motorëve të helikopterëve, nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve në lidhje me rastin.