Nuray Tunçay
07 Prill 2016•Përditësim: 07 Prill 2016
BAKU (AA) - Ministri i Jashtëm azer, Elmar Mammadyarov, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe ministri i Jashtëm iranian, Xhevad Zarif, janë takuar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, raporton Anadolu Agency (AA).
Mammadyarov në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit tha se kanë diskutuar për linjën hekurudhore Veri-Jug që bashkon hekurudhat e tre vendeve, çështje të energjisë, terrorizmin dhe luftën kundër terrorizmit si dhe zhvillimet në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan.
Duke vënë në dukje se duhet të zgjidhen sa më parë problematika e Karbakut me konfliktet në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan, Mammadyarov theksoi se ka patur humbje të jetëve nga të dy palët dhe janë dëmtuar gjithashtu të gjitha palët.
Ai ka deklaruar se do të negociojnë për propozimet e ndryshme në lidhje me çështjen, por sipas tij fillimisht ushtria armene duhet të largohet nga territoret e pushtuara.