Eşref Musa,Ethem Emre Özcan
17 Maj 2023•Përditësim: 18 Maj 2023
Ushtarët amerikanë ofruan për terroristët e PKK/YPG-së në rajonin Deri Ez-Zor në lindje të Sirisë trajnim për përdorimin e tankeve, raporton Anadolu.
Forcat amerikane të cilët tregojnë prani në rajonet nën pushtimin e organizatës terroriste PKK/YPG në Siri, vazhdojnë të ofrojnë mbështetje me trajnim të armatosur për organizatën terroriste.
Sipas informacioneve që Anadolu ka marrë nga burimet lokale, trajnimi i zhvillua dje në afërsi të fushës së gazit Koniko në Deri Ez-Zor, ku janë të vendosura forcat e SHBA-së.
Ndërkohë nuk është mundur të mësohet se me tanket e cilit vend janë dhënë trajnimet.
Dhjetëra terroristë të PKK/YPG-së, përveç trajnimit për tanke kanë marrë nga ushtarët e SHBA-së trajnim edhe rreth përdorimit të anti-tankeve TOW të prodhimit amerikan.
Një tjetër trajnim që terroristët kanë marrë në të njëjtën pikë, janë edhe ato për goditjet me artileri dhe mortajat.
SHBA-ja e cila kryeson koalicionin e formuar kundër organizatës terroriste DEASH, edhe më parë ka mbështetur me stërvitje dhe trajnime të ndryshme të armatosura terroristët e PKK/YPG-së në territoret Al-Hasakah dhe Deri Ez-Zor në lindje të Eufratit.
Forcat e SHBA-së dhe koalicionit që ajo kryeson, kanë dhënë trajnime të armatosura për terroristët e PKK/YPG-së që nga viti 2015 e deri më tani.