Mustafa Deveci
04 Tetor 2022•Përditësim: 04 Tetor 2022
Ushtria e Ukrainës ka rimarrë nga forcat e Rusisë katër vendbanime në rajonin Kherson dhe një vendbanim në rajonin Kharkiv, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmet në mediat ukrainase thuhet se kontrolli i vendbanimeve Davydiv Brid, Starosillya, Novopetrivka dhe Dudchany në rajonin Kherson iu transferua sërish Ukrainës.
Thuhet se fshati Bohuslavka në rajonin Kharkiv u mor përsëri nga forcat ukrainase.
Ndërkaq, në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje që tregojnë hyrjen e forcave ukrainase në këto vendbanime.
Ushtria e Ukrainës nisi një ofensivë kundër forcave ruse në rajonet Kharkiv, Kherson dhe Donetsk.
Dje, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se që nga shtatori vetëm në Kharkiv janë rimarrë nga forcat e Rusisë më shumë se 450 vendbanim.