Mohamed Sabry Emam Muhammed
05 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
BAGDAD (AA) – Forcat ushtarake irakiane kanë rimarrë pesë zona në qytetin verior të Fallujah nga terroristët e DAESH-it, bënë të ditur zyrtarë të lartë irakianë për Anadolu Agency (AA).
“Forcat irakiane dhe luftëtarët fisnorë kanë çliruar pesë zona nga DAESH-i dhe imponuan kontrollin e tyre mbi to”, tha komandanti operacional major-gjeneral Ismail Mahlawi.
Të martën, ushtria e Irakut, e mbështetur nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, nisi një ofensivë për të rimarrë kontrollin e Fallujah në provincën Anbar.