Mehmet Nuri Uçar
09 Tetor 2016•Përditësim: 10 Tetor 2016
JERUSALEM (AA) - Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor kanë arrestuar dhjetë persona, midis tyre dy anëtarë të Lëvizjes Hamas, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite bënë të ditur se gjatë bastisjeve në disa lokacione në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor, janë arrestuar dhjetë palestinezë.
Në deklaratë më tej thuhet se shtatë nga ata "dyshohen për përfshirje në ngjarje të dhunshme dhe shkelje të rendit publik", ndërsa dy prej tyre janë anëtarë të Hamasit dhe njëri anëtar i Frontit Nacional-çlirimtar palestinez.
Palestinezët, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar u janë dorëzuar organeve përkatëse.
Forcat izraelite për arsye të ndryshme pothuajse çdo ditë kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve të cilat rezultojnë me arrestime. Sipas të dhënave nga pala palestineze, në burgjet izraelite ndodhen rreth shtatë mijë palestinezë.