Ali H. M.Abo Rezeg
23 Nëntor 2017•Përditësim: 23 Nëntor 2017
JERUSALEM (AA) - Forcat izraelite të sigurisë arrestuan shtatë palestinezë gjatë bastisjeve mbrëmjen e kaluar në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se janë arrestuar disa palestinezë për "pjesëmarrje në aktivitete terroriste".
Sipas autoriteteve palestineze, aktualisht në burgjet izraelite ndodhen rreth 6.500 palestinezë, shumica prej të cilëve vijnë nga Bregu Perëndimor i okupuar.
Ushtria izraelite kohët e fundit është duke kryer arrestime të palestinezëve në mbarë Bregun Perëndimor, me pretendime të ndryshme.