Eshat Fırat
26 Tetor 2017•Përditësim: 26 Tetor 2017
JERUSALEM (AA) - Ushtarët izraelitë arrestuan tetë palestinezë në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të ushtrisë izraelite, operacioni i arrestimeve është kryer gjatë natës, ku palestinezët u ndaluan për "pjesëmarrje në aktivitete terroriste".
Forcat izraelite shpesh bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor dhe nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët. Aktualisht rreth 7.000 palestinezë ndodhen në burgjet izraelite.