Aness Suheil Barghoti
01 Qershor 2016•Përditësim: 01 Qershor 2016
RAMALLAH (AA) – Mbrëmë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor ushtria izraelite arrestoi 42 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë informacion për AA e konfirmoi Issa Qaraqe, shef i Komitetit Liberal Palestinez për çështje të të burgosurve.
Sipas tij, 30 palestinezë janë arrestuar në lagjet Al-Toor dhe Sëana në Jerusalemin Lindor, ndërsa 12 janë arrestuar në qytetet Tubas dhe Al Khalil në Bregun Perëndimor.
Ushtria e Izraelit shpesh herë arreston palestinezë nën arsyetimin se i kërkojnë autoritetet izraelite. Momentalisht, mbi 7.000 palestinezë gjenden nëpër burgjet izraelite.