Hakan Ceyhan Aydoğan
26 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
MOSKË (AA) – Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov, u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (KSYO), Ahmet Uzumcu, raporton Anadolu Agency (AA).
Lavrov për mediat tha se së bashku me Uzumcu dhe delegacionin që e shoqëron atë do të vlerësohen tema siç janë zbatimi i marrëveshjes për armë kimike të nënshkruar nga të gjitha shtetet dhe oferta e Rusisë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për ndalimin e aktiviteteve me armë kimike.
Ndërkaq Uzumcu theksoi se Rusia është në mesin e shteteve që i zbatojnë rregullativat e marrëveshjes për armë kimike. Ai tha se “Rusia po i zbaton rregullativat në kuadër të marrëveshjes. Deri më tani 93 përqind e rezervave të saj me armë janë asgjësuar. Presim që në vitet në vijim ky program të plotësohet".
Në kuadër të programit në Moskë, pritet që Uzumcu të zhvillojë vizita edhe në Këshillin e Federatës, Duma (Kuvendi Rus), Ministrinë e Industrisë dhe një uzinë për asgjësimin e armëve kimike në Rusi.