Gökhan Kavak
25 Qershor 2021•Përditësim: 29 Qershor 2021
Në kontinentin afrikan numri i rasteve me COVID-19 tejkaloi shifrën 5.364.000, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometers" ku përpilohen të dhënat mbi pandeminë numri i viktimave nga COVID-19 në Afrikë ka arritur në 140.043.
Gjithashtu numri i rasteve arriti në 5.364.294 ndërsa numri i të shëruarve në 4.713.245
Në kontinent më së shumti raste me COVID-19 janë regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe në Libi.
Ndërsa numri më i lartë i viktimave u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Egjipt dhe në Tunizi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në 14 shtete afrikane është zbuluar varianti "Delta" i COVID-19 që u zbulua për herë të parë në Indi.