Islam Doğru
23 Dhjetor 2021•Përditësim: 23 Dhjetor 2021
Varianti Omicron i COVID-19 është përhapur në 50 shtete të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave që CNN ka përpiluar nga sistemi i spitaleve dhe zyrtarët e shteteve, mësohet se Omicron krahas 50 shteteve në vend është shfaqur edhe në kryeqytetin Washington DC dhe në Porto Riko, rajonin autonom të SHBA-së i cili është i pavarur në punët e brendshme.
Bëhet e ditur se kanë kaluar 22 ditë nga data kur varianti i ri është zbuluar për herë të parë në SHBA dhe se shteti i Dakotës së Jugut është regjistruar si shteti i 50-të ku është shfaqur Omicron.
Varianti Omicron i COVID-19 është shfaqur për herë të parë në vend më 1 dhjetor në shtetin e Kalifornisë.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të SHBA-së dje njoftoi se përhapja e Omicron në rastet në vend është rritur 6 herë brenda një jave dhe se përbën 73 për qind të rasteve.
Gjithashtu dje u nda informacioni se viktima e parë nga varianti Omicron në SHBA është regjistruar në Harris County të Teksasit.