Meryem Kasım
19 Tetor 2016•Përditësim: 20 Tetor 2016
JERUSALEM (AA) - Një grup i kolonëve hebrenjë nën mbrojten e policisë izraelite kanë hyrë në oborrin e xhamisë Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të Administratës për Fondacionet Islame në Jerusalem u bë e ditur se rreth 300 kolonë hebrenjë nëpërmjet derës Al-Magaribe kanë hyrë në xhaminë Al-Aksa me arsyetimin për të festuar Festën Sukot.
Dëshmitarët okularë u shprehën se kolonët hebrenjë shoqëroheshin nga policia izraelite.
Zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfled në deklaratën e tij për mediat tha se me rastin e Festës Sukot me mijëra qytetarë janë mbledhur tek "Muri i Lotëve".