Adam Abu Bashal
16 Nëntor 2017•Përditësim: 16 Nëntor 2017
JOHANESBURG (AA) - Komuniteti për Zhvillimin e Afrikës Jugore (SADC) ka mbajtur takim urgjent në Republikën e Botswanës për të diskutuar intervenimin ushtarak dhe sigurinë në Zimbabve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga SADC mësohet se në takim kanë qenë të pranishëm ministrat e Jashtëm të Angolës, Tanzanisë, Zambisë dhe Afrikës së Jugut.
Takimi është zhvilluar pas njoftimit se presidenti i Zimbabves, Robert Mugabe ndodhej në arrest shtëpiak pas ndërhyrjes ushtarake që ndodhi dy ditë më parë në Zimbabve.
SADC ku janë anëtarësuar 15 vende afrikane ndërhyn ndaj krizave politike dhe problemeve rajonale.