Muhammed Bilal Kenasari
11 Tetor 2017•Përditësim: 11 Tetor 2017
WASHINGTON (AA) - Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert tha se vendimi i SHBA-ve për të pezulluar procedurat e vizave në Turqi nuk është marrë vetëm nga ambasadori amerikan në Ankara, John Bass, por "në mënyrë të koordinuar me Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare", raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë të përditshme për media Nauert, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me vendimin e SHBA-ve për pezullimin e ndërsjellë të vizave me Turqinë. Zëdhënësja deklaroi se vendimi për pezullimin e procedurave të vizave nuk u mor vetëm nga ambasadori amerikan Bass në Ankara.
Lidhur me pyetjen nëse John Bass ka vepruar apo jo në mënyrë individuale kur ka marrë vendimin, Nauert tha se "Ambasadorët tanë nuk veprojnë individualisht".
"Ne jemi në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Ambasadorët tanë, veçanërisht me Ambasadorin Bass. Ne patëm shumë telefonata me të dhe patëm takime në shumë vende të ndryshme. Gjithmonë kthen përgjigje shpejtë. Ai është një nga ambasadorët tanë më të mirë në misionin tonë. Ne jemi krenar për të dhe për pozitën e tij në Turqi. Presim që ai të marrë pozitën e tij të re. Ky (vendimi i vizës) u koordinua me Departamentin Amerikan të Shtetit. Ishte në koordinim me Shtëpinë e Bardhë dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare".
"Jemi shumë të zhgënjyer që qeveria turke ka arrestuar dy punonjësit tonë lokalë", tha Nauert duke shtuar më tej se "Ne nuk mund të bëjmë punën tonë në Ministrinë e Punëve të Jashtme pa qytetarët e vendeve të tjera që ndihmojnë Departamentin e Shtetit".
Ndër të tjera Nauert tha se "Ambasadori ynë në Turqi John Bass e shpjegoi këtë çështje në një mënyrë të gjerë këtë fundjavë dhe shqetësimi ynë vazhdon për situatën atje".
Sa i përket vendimit për arrestimin e punonjësve, Nauert tha: "Ne kemi punuar me punonjësit lokalë në Turqi me forcat e sigurisë dhe nuk kemi parë ndonjë dëshmi se punonjësit tanë janë të lidhur me akuzat e qeverisë turke".
Në pyetjen nëse zyrtarët amerikanë kanë kontaktuar me zyrtarët e Turqisë apo ajo Nauert deklaroi "Unë e di që kemi bisedime me qeverinë turke. Nuk besoj se Sekretari amerikan i Shtetit ka biseduar me homologun e tij (çështjen për pezullimin e vizave)".
Ndërsa në pyetjen referuar deklaratave të presidentit Erdoğan në lidhje me ambasadorin Bass, Nauert tha: "Mbështetja jonë për ambasadorin Bass është e plotë dhe jo vetëm e Departamentit por edhe e Shtëpisë së Bardhë".
"Do të ishte një fillim i mirë me lejimin e takimit (të personave të ndaluar) me avokatët e tyre. Me sa kam dijeni nuk janë lejuar të takohen me këshilltarë ligjorë. Deri më tani nuk kemi vërejtur ndonjë provë që të mbështesë akuzat e drejtuara nga qeveria turke. Ky do të ishte një fillim i mirë", tha Nauert lidhur me atë se "cilat janë pritshmëritë që SHBA të rifillojë sërish shërbimin e vizave në Turqi".