Betül Yürük
15 Shkurt 2019•Përditësim: 15 Shkurt 2019
NEW YORK (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza tha se vendi i tij do të reagonte në mënyrë proporcionale ndaj çdo sulmi apo ndërhyrjeje kundër Venezuelës, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur para gazetarëve në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, Arreaza theksoi se në ndërtesën e OKB-së mori pjesë në një takim me përfaqësuesit e Rusisë, Palestinës, Sirisë, Kinës, Iranit dhe disa vendeve tjera.
Ai tha se në takim u formua një grup i cili do të punonte për të mbrojtur të drejtën ndërkombëtare ashtu që ndaj popujve tjerë të mos përdoren kërcënime dhe forcë, për siç tha, gjë e cila potencohet në vetë Konventën e OKB-së.
Arreaza kritikoi sanksionet ekonomike të SHBA-së ndaj Venezuelës, duke vënë në dukje se "embargoja kushton 30 miliardë dollarë".
Ai thotë se SHBA zhvillon një "luftë psikologjike" që rrezikon paqen dhe sovranitetin e vendit të tij.
"Venezuela është një vend sovran, do të mbrojmë çdo milimetër të ajrit, tokës dhe detit të vendit tonë", tha Arreaza.
Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, tha se ndërhyrja ushtarake në Venezuelë do të ishte "një hap shumë i gabuar".
Venezuela u përfshi nga protestat që nga 10 janari kur presidenti Nicolas Maduro dhe betimin për mandatin e tij të dytë në zgjedhjet të cilat u bojkotuan nga opozita.
Tensionet u përshkallëzuan kur kreu i opozitës Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm i vendit më 23 janar, i mbështetur nga SHBA dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine ndërsa Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika mbështesin Maduron.