Hasan Esen
23 shkurt 2019•Përditësim: 24 shkurt 2019
Qeveria e Venezuelës ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufirin me Kolumbinë, sipas zyrtarëve për "kërcënimet serioze dhe të paligjshme" të atij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Zv/presidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, shkroi në rrjetet sociale se tre kalimet me Kolumbinë janë mbyllur përkohësisht nga shkaku i "kërcënimeve serioze dhe të paligjshme për paqen në Venezuelë."
Kjo nuk është mbyllja e parë e kufirit pasi Venezuela me herët vendosi të mbyll edhe kufirin me Brazilin. Në zonën pranë kufirit të Venezuelës me Brazilin, mbrëmë ka ndodhur një konflikt mes ushtrisë venezuelase dhe banorëve lokalë, ku si pasojë një person mbet i vrarë dhe një numër i konsiderueshëm u plagosën.
Deputeti opozitar, Americo De Grazia, shkroi në rrjetet sociale se në konfliktin në fjalë në Gran Sabana ka mbetur e vrarë një grua, banore e zonës.
Venezuela u përfshi nga protesta që nga 10 janari, kur presidenti Maduro dha betimin për mandatin e dytë pas bojkotit të opozitës.
Tensionet u përshkallëzuan më tej kur kreu i opozitës Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm më 23 janar, me mbështetjen e SHBA-së dhe shumë vendeve të Evropës dhe Amerikës Latine. Ndërsa Rusia, Turqia, Kina, Irani, Kuba, Bolivia dhe Meksika mbështesin Maduron.