Necva Taştan Sevinç
08 shtator 2026•Përditësim: 08 shtator 2026
Katër piktura u vodhën në muzeun Auguste Renoir në jug të Francës gjatë një grabitjeje gjatë natës, transmeton Anadolu.
Dy hajdutë hynë me forcë në muzeun në Cagnes-sur-Mer, pranë Nicës, duke thyer një derë xhami, njoftoi e përditshmja franceze "Le Figaro", e cila citoi një burim policor.
Pamjet e kamerave të sigurisë thuhet se treguan të dyshuarit duke i prerë pikturat nga kornizat e tyre, para se të aktivizohej alarmi i sigurisë në orën 05:48 sipas kohës lokale.
Hajdutët u larguan me katër piktura para mbërritjes së policisë, ndërsa autoritetet po vlerësonin ende përmasat e plota të dëmeve. Hetuesit gjetën dy çanta me zinxhir në kopshtin e muzeut, të cilat mund t’u përkisnin të dyshuarve.
Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Delikuencës së Specializuar po udhëheq hetimin.
I vendosur në Les Collettes, rezidenca e fundit e piktorit francez impresionist Pierre-Auguste Renoir, muzeu ruan rreth 10 piktura origjinale të artistit dhe rreth 40 skulptura si dhe mobiliet, sendet personale, fotografitë dhe arkivat e tij.