Ekip
04 Mars 2018•Përditësim: 05 Mars 2018
LONDËR (AA) - Roger Bannister, garuesi i parë që ka vrapuar një milje (1.6 kilometra) për më pak se katër minuta, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Familja Bannister lajmëroi opinionin se britaniku ndërroi jetë të shtunën në Oxford.
Bannister më 6 maj të vitit 1954 vrapoi katër rrethe për tre minuta e 59.4 sekonda, që për shumë kënd atëbotë ishte rezultat i paarritshëm.
Disa muaj më vonë, Bannister fitoi kundërshtarin australian John Landy në garën e njohur si “Milja e shekullit” në Lojërat e Commonwealth-it në Vancouver, kur të dy vrapuan miljen për më pak se katër minuta.
Ai nga vrapimi hoqi dorë për të vazhduar karrierën e tij të gjatë dhe të pasur mjekësore.